Tentoi të trafikonte në Shqipëri lënd narkotike, arrestohet në Morinë 33- vjeçari nga Kosova
Në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë Border Crossing është ndaluar një shtetas kosovar, i cili tentoi të hynte në territorin e Shqipërisë me një sasi lënde të dyshuar narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren, i cili akuzohet për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit ndaj tij, në momentin e hyrjes në Shqipëri, janë gjetur 101 gramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe është sekuestruar automjeti që ai drejtonte. Materialet lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i Policisë: PKK Morinë/Arrestohet një shtetas kosovar që tentoi të trafikonte lëndë narkotike, në Shqipëri. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe automjeti që drejtonte i arrestuari. Si rezultat...
Burimi:
syri.net