Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mijëra euro dhe dollarë, procedohet penalisht kinezja
Një shtetase kineze është proceduar penalisht nga policia, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara. Sipas policisë, 45-vjeçarja kishte me vete 61 755 euro dhe 10 000 dollarë Njoftimi i policisë: Tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë, pa i deklaruar sipas ligjit, procedohet penalisht 45-vjeçarja kineze. Sekuestrohet shuma e parave. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje...
Burimi:
vizionplus.tv