Tentoi të nxirrte mbi 34 mijë euro nga Shqipëria, pa i deklaruar në kufi, procedohet penalisht gruaja në Kakavijë
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases D. B., ku u gjetën 34 700 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. B., banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv