Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Një tragjedi e mundshme u shmang mëngjesin e 22 marsit në Shkodër, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe të guximshme të tre efektivëve të Policisë së Shtetit. Erxhon Semko, Kristjan Loci dhe Françesko Hoxha u hodhën pa hezitim në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Buna për të shpëtuar një 59-vjeçare, e cila kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Në një rrëfim për emisionin “Në kohë reale”, policët treguan momentet dramatike. Kristjan Loci kujtoi se njoftimi për një person që po mbytej i gjeti në patrullë. “Ishim pak larg, por reagimi ishte i menjëhershëm. Rrjedha e Bunës është shumë e fortë dhe çdo qytetar që do ndërhynte do rrezikonte. Pasi e nxorëm nga uji, i dhamë ndihmën e parë. Në fillim kishte puls, por nuk reagonte. Pas ndërhyrjes filloi...