Tentoi të grabisë shtëpinë e një të moshuari, arrestohet shqiptari në Itali
Një shqiptar që tentoi të grabiste shtëpinë e një 85-vjeçari dhe rrahu brutalisht një karabinier gjatë arratisjes është arrestuar pas 5 muajsh në Itali. Ngjarja ndodhi në tetor 2025 në Arzago d’Adda, në Bergamo, ku 37-vjeçari, bashkë me një tjetër person, u kapën në flagrancë teksa po tentonin të hapnin derën e banesës së të moshuarit. Me mbërritjen e karabinierëve, situata degjeneroi në përplasje të dhunshme. Dy të dyshuarit përdorën sprej irritues dhe mjete të forta për të goditur efektivët. Njëri prej karabinierëve përfundoi në spital me nofull të thyer, traumë në kokë dhe dëmtime që kërkuan 30 ditë mjekim. Në vendngjarje u arrestua bashkëpunëtori i tij, ndërsa 37-vjeçari arriti të arratisej. Pas disa muajsh hetime dhe analizimi të kamerave të sigurisë, policia arriti të...
Burimi:
vizionplus.tv