Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e ish-partnerit, vetëm një javë pasi është denoncuar prej tij se i kishte hyrë në banesë dhe i kishte vënë flakën krevatit dhe orendive të tjera në banesë. Për këtë arsye policia ka njoftuar arrestimin e 43-vjeçares e cila ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Emigracionit në Ministrinë e Brendshme. Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i saj u krye pas konstatimit se Bime kishte thyer masën e vendosur nga gjykata, ndërkohë që ndaj saj rëndojnë edhe akuza të reja për ngjarje të përsëritura dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori. Më herët, gjatë muajit dhjetor, Alma Bime ishte shoqëruar nga Policia nën dyshimet për kanosje të një...