Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar
Një 20-vjeçar me kombësi shqiptare mbeti i plagosur në shpatull nga të shtënat e karabinierëve, pasi tentoi të arratisej me makinë gjatë një kontrolli policor në zonën e Pisanos, në Itali. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës kur një grua telefonoi policinë duke thënë se dikush po tentonte të zhvaste djalin e saj të mitur. Sipas autoriteteve, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar shumën prej një mijë eurosh për t’ia kthyer. Me mbërritjen e patrullës së karabinierëve në vendngjarje, një nga të dyshuarit tentoi të largohej duke hipur në automjet, duke përplasur një efektiv policie, dhe më pas u largua me shpejtësi të lartë. Menjëherë pas kësaj nisi një ndjekje që zgjati për disa...