Tentohet të vidhet argjendaria në Pogradec, pronari: Rast i përsëritur, policia asnjë masë

Tentohet të vidhet argjendaria në Pogradec, pronari: Rast i përsëritur, policia asnjë masë

Një argjendari është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Pogradecit. Pronari i kësaj argjendarie, Lytfi Alia, tregon për mediat se është e disata herë që argjendaria e tij sulmohet dhe policia ende nuk i ka gjetur autorët. Ai thekson që herë të tjera personat që kanë hyrë kanë mundur të marrin sende nga argjendaria, ndërsa ditën e sotme, pas rënies së alarmit, ata janë larguar pa marrë asgjë. Sipas kamerave të sigurisë, ai tregon se janë 3 persona të maskuar, të cilët e kanë hapur dyqanin me kriko makine. Herët e tjera që dyqani i tij është grabitur, Lytfiu tregon se ka pasur dëme të mëdha mbi 15 mijë euro, ndërsa bën apel që kësaj here policia të...