Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 20 mars, është tentuar të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, pronari i biznesit tregon se kjo nuk është hera e parë që argjendaria e tij bëhet objekt sulmi, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar nga policia. Sipas tij, në rastet e mëparshme grabitësit kanë arritur të marrin sende me vlerë, duke shkaktuar dëme që kapin shifrën mbi 15 mijë euro. Ndërsa këtë të premte, pas aktivizimit të alarmit, ata janë larguar pa marrë asgjë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, rezulton se tre persona të maskuar kanë hapur derën e dyqanit duke përdorur një kriko makine. Pronari shprehet se shpreson që këtë herë policia të arrijë të...
Burimi:
javanews.al