Tentativë grabitjeje te posta në Shkodër, thyhen xhamat brenda vendit ku mbaheshin paratë
Një tentativë grabitjeje të postës, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje. Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës, ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi autorin/ët, apo nëse janë marrë shuma parash. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, ndërsa siç shihet nga pamjet është thyer xhami i kontaktit brenda pikës së Postës Shqiptare në qytetin e Shkodrës. Policia nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës së grabitjes dhe identifikimin e autorit/ëve.
Burimi:
syri.net