Tentativë grabitje në një bankë në Tiranë, autori qëllon me armë

Tentativë grabitje në një bankë në Tiranë, autori qëllon me armë

Bardhyl Fusha është personi që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë këtë paradite në Tiranë. Mësohet se autori i armatosur është arrestuar nga policia. Autori, me origjinë nga Librazhdi por që jeton në Tiranë, pasi është futur në institucionin financiar, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë. Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.