“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..
Seanca e sotme në GJKKO për Ilir Metën është shoqëruar me tensione dhe debate. Në një komunikim për gazetarët, avokati i tij, Kujtim Carkani dha detaje nga seanca, duke thënë se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar. Për mediat, Cakrani deklaroi se dy prokurorët e tjerë, Arben Kraha dhe Altin Dumani nuk ishin të pranishëm. Sipas tij gjatë seancës ka pasur herë pas here irritime, pasi prokurori ka pasur paqartësi në ato që deklaronte. “Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka që i pasaktë qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që në të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas herë. Ne jemi në...
Burimi:
javanews.al