Tension dhe përplasje mes policisë dhe deputetëve në Komisariatin nr.1 në Tiranë

Tension dhe përplasje mes policisë dhe deputetëve në Komisariatin nr.1 në Tiranë

Tensionet mes deputetëve demokratë dhe policisë nuk janë mbyllur në rrugë,  to kanë vijuar edhe brenda komisariatit numër 1. Pas shoqërimit të 23 protestuesve në komisariat, deputetët e PD përfshirë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj e Tomorr Alizoti janë përplasur me policinë, pasi sipas tyre drejtues të komisariatit u kanë ndaluar të drejtën e hyrjes në institucion dhe marrjen e informacionit për protestuesit e shoqëruar. Siç shihet edhe nga pamjet palët janë shtyrë me njëri tjetrin ku në një moment situata është agarvuar shumë. Punonjësit e policisë kanë krijuar një kordon brenda koridorit në komisariat për të mos lejuar që deputetët të shkojnë më tej. Ndëkrohë në komisariat ndodhen edhe familjarë të të shoqëruarve.