Temperatura ekstreme. Bllokohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm
Këtë të hënë, i ftohti, ngricat dhe akulli kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Në disa zona të thella, temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -10 gradë Celsius. Si pasojë, janë shfaqur probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të thella. Të bllokuara nga bora mbeten fshatra në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, si dhe disa fshatra në njësitë Trebisht dhe Ostren. Në këto zona, trashësia e borës arrin mbi 40 centimetra. Prezencë e madhe bore dhe akulli, raportohet në rrugët rurale. Bashkitë Dibër dhe Bulqizë, janë në terren dhe po punojnë për hapjen e akseve rrugore. Ndërkohë, ura e Çerenecit në aksin Çerenec-Librazhd, është e pakalueshme për qarkullim. Sa i përket lëvizjes në akset kryesore: Peshkopi Tirane qarkullimi...
Burimi:
kohajone.com