Telefonata prekëse e shqiptarit që i mbijetoi aksidentit në Rumani: Nuk e di si jam gjallë

Telefonata prekëse e shqiptarit që i mbijetoi aksidentit në Rumani: Nuk e di si jam gjallë

Gazetari i Euronews, Xhensil Shkëmbi, ka sjellë detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Timișoara të Rumanisë, ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut të Selanikut, mes tyre edhe një shqiptar, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Në raportimin e tij, Shkëmbi përcolli edhe deklaratat e familjarëve të dy shqiptarëve që ndodheshin në mjet.  Njëri prej tyre është Genci Sadiku, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetojë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është personi që ka njoftuar i pari policinë rumune për aksidentin, menjëherë pas përplasjes së fugonit ku udhëtonin 10 tifozë.  “Vetëm 20 sekonda pasi ka telefonuar policinë rumune, Genci Sadiku ka telefonuar familjen e tij në Selanik duke u thënë: ‘Nuk e di si po ju telefonoj, nuk e di si jam gjallë,...