Të varrosur për së gjalli nën beton! Dalin detajet tronditëse nga tragjedia që u mori jetën tre shqiptarëve në Vjenë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia në Vjenë, Alsergrund që u mori jetën tre shqiptarëve të Kosovës dhe një boshnjaku. Gjatë punimeve në një kantier në Porzellangasse, skela u shemb dhe ata mbetën nën rrënoja e betonin ende të pangurtësuar, raporton Heute. Ndihma erdhi shumë vonë dhe të katërt humbën jetën. Një punëtor tjetër, për të cilin thuhet se është nga Maqedonia e Veriut, u plagos rëndë dhe iu dorëzua shërbimit të urgjencës. Ai vazhdon të trajtohet në një spital në Vienë. Një banor i zonës tregoi për “Kronen Zeitung” momentet dramatike menjëherë pas shembjes: “Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e fortë, pastaj dëgjova vetëm britmat e punëtorëve. Më pas u ndezën sirenat.” Betoni i pangurtësuar u hoq me dorë Zjarrfikësit kanë thënë se punimet për...
Burimi:
syri.net