Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në 9 mars në lagjen “Guerrile” në Shkodër. Një person u shpall në kërkim, ndërsa një tjetër u arrestua, pasi njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri gjatë ndjekjes nga policia. Uniformat blu njoftuan se rreth orës 15:10 i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit ku lëviznin dy personat me qëllim kryerjen e kontrolleve ndaj tyre. Por drejtuesi i makinës nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë duke kryer manovra të rrezikshme. Për këtë arsye, efektivët i janë vënë në ndjekje automjetit. Por gjatë kësaj kohe dyshohet se pasagjeri duke u larguar ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, dhe më pas është larguar. Në pranga u vu shoferi i makinës teksa policia njoftoi se nuk...