Të shtëna me armë zjarri në Shijak, një i plagosur, në kërkim dy kushërinj

Të shtëna me armë zjarri në Shijak, një i plagosur, në kërkim dy kushërinj

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit është plagosur me armë zjarri. Ndërkohë, policia është në kërkim të dy autorëve të ngjarjes. Njoftimi i plotë i policisë: “Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F. Ndërkohë, grupi...