Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për një person të plagosur
Të shtëna me armë në Lezhë. Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur një person i plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e cila njihet si Kryqëzimi i Rrilës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por pritet të zbardhen në vijim. Policia ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjet e dinamikës.
Burimi:
kohajone.com