Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, shpallen në kërkim vëllezërit
Dy persona janë plagosur me armë pasditen e sotme në Kukës. Report Tv mëson se njëri prej tyre është plagosur në kofshë nga të shtënat, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e pistoletës. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për...