Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë
Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, ku një 38-vjeçar që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është konstatuar nga Policia duke lëvizur i lirë në rrugë dhe më pas ka kundërshtuar me forcë efektivët. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, së bashku me Ndihmësspecialistin e zonës, gjatë patrullimit në territor kanë konstatuar shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë. Ai njihej nga Policia si person me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjatë verifikimit, punonjësit e Policisë i kanë kërkuar 38-vjeçarit shpjegime për thyerjen e masës së sigurisë dhe e kanë njoftuar se do të shoqërohej në...
Burimi:
javanews.al