Të miturit e arrestuar pas protestës së opozitës dalin sot para gjykatës
Sot në orën 12:00 pritet të zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj një pjese të personave të ndaluar pas protestës së opozitës. Këtë të premte do të dalin para gjyqtarit Dritan Jahjolli vetëm të miturit, të cilët prej tre ditësh mbahen në qeli. Sipas parashikimeve ligjore, ata gjykohen veçmas për shkak të moshës, ndërsa seancat për personat e tjerë të arrestuar janë parashikuar të zhvillohen të shtunën. Shtatë të miturit e arrestuar janë: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zeka dhe Oresti Halilaj.
Burimi:
syri.net