Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar monitorimin e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, ka shkuar në 6 numri i shtetasve të arrestuar, të cilët drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë për t’iu shmangur testit të alkoolit dhe arrestimit. Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, janë vënë në pranga 5 drejtues automjetesh, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Dy prej tyre kanë tentuar të shmangin procedurat ligjore duke u ofruar shuma parash punonjësve të Policisë Rrugore. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë kontrolleve në rrugët “Petrit Llaftiu” dhe “Taulantia”, konstatuan dy...