“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, vjen reagimi i parë nga familja e Ardian Nikulajt. Familja e biznesmenit të vrarë në barin e hotelit të tij në Shëngjin, deklaron se ata kishin kohë që e prisnim këtë vendim dhe e shikojnë si një hap përpara në bërjen drejtësi për Ardianin. “Barbaria e ekzekutimit me gjashtë plumba të Ardianit nga i dënuari drejtësisë shqiptare sot Ruben Saraiva, është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë posaçërisht për fëmijët e Ardianit që po rriten pa ngrohtësinë e babait të tyre. Pavarësisht vendimit të sotëm për Ruben Saraivën ne vijojmë të jemi të lënduar nga fakti se Ardiani i trajtojë si miq që të gjithë britanikët ardhur në hotelin...