Të akuzuar për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve, GJKKO dënon tre persona (Emrat)
SPAK ka dorëzuar pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin ndaj tre të pandehurve, Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe, më datë 5 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi, vendosi: Musa Gjikola u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (episodi 1) dhe u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim. Në bazë të uljes 1/3 të dënimit, ai do të vuajë 1 vit burgim nga data e arrestimit më 11 korrik 2025. Erjon Dani u shpall fajtor për të dy episodet...
Burimi:
vizionplus.tv