Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur mesditën e sotme vendimin për tre të pandehurit Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi, të akuzuar nga SPAK për vepra korruptive. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi i ka gjetur fajtorë të tre të pandehurit për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Dënimet e dhëna Dënimi më i rëndë është dhënë për të pandehurin Erjon Dani. GJKKO e dënoi atë fillimisht me 3 vite burgim për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Megjithatë, Dani u shpall i pafajshëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën vepër penale. Për shkak të...
Burimi:
javanews.al