Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

GJKKO ka shpallur vendimin për procedimin penal nr. 12/1 të vitit 2024 të Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj të pandehurve Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim. Sipas njoftimit zyrtar, çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca vendosi deklarimin fajtor të të dy të pandehurve. Fillimisht, secili prej tyre u dënua me nga 3 vite burgim, por në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u caktuar përfundimisht në 2 vite burgim. Në zbatim të nenit...