SYRI TV/ Vijon situata e rëndë nga përmbytjet në Durrës, banorët: Gjithçka është jashtë funksioni…

SYRI TV/ Vijon situata e rëndë nga përmbytjet në Durrës, banorët: Gjithçka është jashtë funksioni…

Situtata e përmbytjeve në Durrës vijon të jetë e rënduar. Disa banorë janë rikthyer në banesat e tyre, ndërsa kanë nisur ti pastrojnë dhe të nxjerrin jashtë orenditë e dëmtuara nga uji. Ata shprehen se gjithçka është bërë jofunksionale, ndërsa i bëjnë apel shtetit për ndihmë. Ndërkohë dëme të konsiderueshme nga uji kanë pësuar edhe tregtarët e rrobave të përdorura në këtë qytet. Syri TV Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës vijon të jetë e rënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Aktualisht, 340 banorë janë strehuar në Kavalishencë si dhe në hotele, ndërsa rreth 200 persona janë rikthyer në banesat e tyre, në përpjekje për ti pastruar dhe rikthyer në gjendjen e mëparshme. Shumë banorë kanë nisur të nxjerrin nga banesat orenditë, të...