SYRI TV/ Shkodër, kanali i papastruar përmbyt banorët: Kanali na ka përmbytur pronë e toka
Kanali i papastruar ka sjellë përmbytje te tokave dhe banesave në rrugën ‘Et'hem Kazazi’ në qytetin e Shkodrës. Banorët bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë bashkisë pastrimin e saj. Ata thonë që edhe më herët kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë marrë. SYRI TV Përmbytje te tokave dhe disa banesave ka shkaktuar kanali i papastruar në rrugën ‘Et'hem Kazazi’ në qytetin e Shkodrës. Kanali është mbushur me mbetje të shumta, dhe mungesa e pastrimit prej vitesh ka bërë që uji të dalë pranë banesave. Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente, ndërkohë për këtë problematikë kanë kërkuar edhe më herët një zgjidhje. Sipas banorëve, janë rreth 15 familje që janë prekur nga përmbytjet në këtë zonë.
Burimi:
syri.net