SYRI TV/ Kukës, dëmtohet rruga e lagjes Xhaferraj–Turraj, banorët prej 10 ditësh të izoluar

SYRI TV/ Kukës, dëmtohet rruga e lagjes Xhaferraj–Turraj, banorët prej 10 ditësh të izoluar

Prej më  shumë se 10 ditësh, banorët e lagjes Xhaferraj–Turraj janë të izoluar për shkak të dëmtimeve të rrugës kryesore që i lidh ata me qytetin e Kukësit. Banorët bëjnë apel ndaj autoriteteve ti japin zgjidhje kësaj situate. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, ka të bëjë edhe me rrëshqitjet masive të dherave në zonë, të cilat po iu afrohen banesave, duke i vendosur në rrezik ato Syri tv Reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar dëme serioze në rrugën kryesore të lagjes Xhaferraj–Turraj, një aks i rëndësishëm lidhës që siguron komunikimin e kësaj zone me qytetin e Kukësit përmes rrugës së Shishtavecit dhe Topojanit. Si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave dhe inerteve, rruga është bllokuar plotësisht prej më shumë se 10 ditësh,...