SYRI TV/ Kukës, 4 familje 20 ditë të izoluara, shkak rrëshqitja e dherave, Familja Hysenaj akuza institucioneve

SYRI TV/ Kukës, 4 familje 20 ditë të izoluara, shkak rrëshqitja e dherave, Familja Hysenaj akuza institucioneve

Prej 20 ditësh katër familje të fisit Hysenaj në Kukës, janë të izoluara për shkak të bllokimit të rrugës nga rrëshqitjet e dheut. Rrëshqitjet kanë dëmtuar edhe banesa dhe stallat e bagëtive, ndërsa shkak dyshohet se është pikërisht devijimi i rrjedhës së ujit nga një hidrocentral privat. Familjet e izoluara i vizitoi kreu i Pd në Kukës Rrahman Demaj, i cili deklaroi se familjes Hysenaj do t`i vërë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të ndjekur penalisht përgjegjësit e katastrofës. Syri tv Prej më shumë se 20 ditësh, familjet e fisit Hysenaj ndodhen të bllokuara dhe të lëna në mëshirë të fatit, si pasojë e gjendjes së rënduar të rrugës Kukës–Borje.  Kjo rrugë, e cila prej kohësh nuk ka marrë asnjë ndërhyrje serioze...