SYRI TV/ Familja Islami në Kurbin, ende pa banesë 6 vite pas tërmetit: Jemi ankuar, s’merret asnjë masë
6 vite nga tërmeti i 2019-ës, Familja Islami në Kurbin ende nuk ka një banesë. Pavarësisht dëmtimeve të rënda nga tërmeti, për këtë familje nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje për rikonstruksion apo strehim alternativ. Dila Islami, tregon se ka bërë ankesa të shumta pranë Bashkisë së Kurbinit, por situata mbetet e pandryshuar. SYRI TV Teksa kanë kaluar 6 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 2019-ës, problemet me çështjen e strehimit vijojnë të jenë prezente. Në Kurbin, në lagjen numër 2, Pallati 89, Familja Islami ende nuk ka një banesë. Dila Islami, thotë se prej më shumë se 6 vitesh ka bërë ankesa të shumta pranë Bashkisë Kurbin, por situata e saj mbetet e pandryshuar. Pavarësisht dëmtimeve të rënda nga tërmeti i vitit 2019, nuk është ndërmarrë...
Burimi:
syri.net