SYRI TV/ Baks-Rrjoll, banorët protestojnë sërish, nuk lejojnë punën e makinerive

SYRI TV/ Baks-Rrjoll, banorët protestojnë sërish, nuk lejojnë punën e makinerive

Banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar për të 18-ën ditë me radhë kundër ndërtimit të një resorti në pronat e tyre. Ata janë shprehur sërish se do të vijojnë qëndresën, ndërsa kanë theksuar se pronat i kanë me dokumentacion të rregullt. Banorët i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë, pasi po e fut popullin në luftë civile. Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë hyrë në ditën e 18-të të protestës së tyre kundër ndërtimit të resortit turistik në zonë. Ata janë shprehur sërish se do të vijojnë qëndresën, duke mos lejuar fadromat dhe punëtorët e ndërtimit të vijojnë punën. Gjithashtu, banorët hodhën akuza ndaj kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut. Edhe gjatë kësaj të enjteje, në zonë ka pasur prezencë të madhe të forcave të policisë, por ndryshe nga një...