SYRI TV/ Baks-Rrjoll, banorët përplasen me policinë: ‘Do ta mbrojmë pronën tonë me gjak’
“Pronën do ta mbrojmë me gjak,” ka qenë deklarata e fortë e bërë nga banorët e Baks-Rrjollit gjatë tensioneve në protestën e kësaj të shtune. Pas përplasjeve me policinë, banorët arritën që punimet në zonë të pezullohen, ndërsa i bënë thirrje Bashkim Ulajt që të përballet me ta. Kjo ka qenë deklarata e fortë e Prek Mollës, njërit prej banorëve të Baks-Rrjollit, të cilët prej javësh janë ngritur në protesta, duke pretenduar se po u grabiten tokat për ndërtimin e një resorti turistik. Edhe këtë të shtunë, përplasjet mes banorëve dhe policisë kanë qenë të ashpra. Banorët u zhvendosën më pas drejt fadromave të kompanisë, duke arritur të cajnë kordonin policor. Protesta është tensionuar, ndërsa banorët kërkuan që punonjësit të ndalojnë punën, duke i detyruar...
Burimi:
syri.net