SYRI TV/ Atentati në Rinas, dosja kalon në SPAK, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë
Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskopetencë për ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe efektivi të policisë Mustafa Sheqeri, duke ia kaluar çështjen për hetim SPAK. Pista kryesore e hetimeve mbetet e ajo e përplasjes së grupeve të struktura kriminale, pasi Gilmando Dani, njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. SYRI TV Tre muaj pas atentatit mafioz pranë aeroporti të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe efektivi i Policisë së Shtetit Mustafa Sheqeri, Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe i ka kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit dhe shoqëruesit të tij Mustafa Sheqeri, pjesë e strukturës së AMP ka mbetur ende pa autor, teksa pista...
Burimi:
syri.net