Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt, që të lërë të lirë protestuesit të cilët u arrestuan nga uniformat blu nga tubimi i 10 shkurtit, i organizuar nga Partia Demokratike, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Prokuroria kërkoi dy arreste në burg, tre arreste në shtëpi, si dhe nëntë detyrim paraqitje. Kujtojmë se uniformat blu arrestuan 21 protestues, shtatë prej të cilëve ishin të mitur. Për këta të fundit, u vendos gjithashtu masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Nga ajo protestë, 19 efektivë përfunduan në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Nën hetim për këtë tubim janë vendosur edhe pesë anëtarë të Partisë Demokratike, Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, si dhe katër deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu....