Studentja britanike bie pre e përdhunimit në Romë, si e shpëtoi rastësisht shoferi i taksisë

Studentja britanike bie pre e përdhunimit në Romë, si e shpëtoi rastësisht shoferi i taksisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të hënës në Romë, ku një studente britanike ka rënë pre e një përdhunimi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja është zhvilluar në një nga zonat më të populluara të Romës, rreth orës 21:30. Një burrë, i është afruar vajzës dhe ka tentuar ta shtyjë mes disa shkurreve dhe ka tentuar ti grisë rrobat. Pasi vajza nisi të bërtiste, një shofer taksie që po kalonte aty ndaloi makinën dhe zbriti për ti ardhur në ndihmë. Në këtë moment, burri është larguar me vrap, para se autoritetet të mbërrinin aty. 21-vjeçarja u dërgua në një spital të madh universitar në Romë, ku u aktivizua “protokolli rozë” i posaçëm për viktimat e abuzimit seksual. Rrobat që ajo mbante veshur...