Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë
Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom. Emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën. Menjëherë pas njoftimit nga policia kufitare, në vendngjarje mbërriti ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Kontrollet janë shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit. Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po dërgohen drejt Drejtorisë së...
Burimi:
opinion.al