Strasburgu rrëzoi KLP për çështjen Manjani – Shpjegimet e studios ligjore: Rehabilitimi një parim që duhet respektuar

Strasburgu rrëzoi KLP për çështjen Manjani – Shpjegimet e studios ligjore: Rehabilitimi një parim që duhet respektuar

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shpallur sot vendimin unanim në çështjen “Manjani kundër Shqipërisë“, duke konstatuar se shteti shqiptar ka shkelur Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Shiqiri Manjani, iu nënshtrua në vitin 2020 procesit të pranimit në Shkollën e Magjistraturës për profilin prokuror, ku pasi kaloi provimin, u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Shkak për këtë vendim u bë një dënim për vjedhje i vitit 2006, i marrë kur ai ishte 15 vjeç, dënim për të cilin aplikuesi ishte reabilituar ligjërisht në vitin 2014. Ankimet e Manjanit u rrëzuan radhazi nga Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Autoritetet vendase argumentuan se legjislacioni i posaçëm ndalon pranimin në sistemin e drejtësisë të...