‘Sterilizimi’ – GJKKO heq akuzën e ‘grupit të strukturuar kriminal’, dënime minimale për ish zv/ministrin e Beqajt e biznesmenin Rrapaj
Dënime minimale dha sot GJKKO për zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të koncesionit famëkeq të sterilizimit i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro. GJKKO shpalli të pafajshëm Kodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për akuzën ‘grup të strukturuar kriminal’ ndërsa i shpalli fajtor dhe dha dënim për akuzën ‘vjedhje duke shpërdoruar detyrën’ dhe ’falsifikim dokumentesh’. Ndërkohë SPAK më 25 qershor kërkoi shpalljen fajtor të zyrtarëve për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin me 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit. Dënimi GJKKO dënoi sot me 6 vite burg për ish zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj e biznesmenin Ilir Rrapaj. Për të...
Burimi:
syri.net