SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës

SPAK ka përfunduar parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. Mësohet se prokurori i çështjës në procesin me dyer të mbyllura që po zgjat prej disa orësh, Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave. Aktualisht po bën kundërshtime mbrojtja e Ema Çokut, ndërsa avokatët e tjerë kërkuan kohë të njihen me listën e provave.