SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

TIRANË- Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH-së kanë bastisur ambientet e kompanisë farmaceutike ‘Evita’ sh.p.k, e biznesmenit Klodian Allajbeut. Kontrollet janë ushtruar me urdhër të prokurores Dorina Bejko, por ende nuk dihet se për çfarë çështje bëhet fjalë.  Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në një firmë tjetër te zona e ish-bllokut dhe në një banesë në zonën e Selitës në Tiranë.  Vijon