SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë mbi 1.9 milionë euro ndaj dy personave nën hetim
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara ndaj shtetasve J.M. dhe M.D., në kuadër të një hetimi pasuror të nisur gjatë vitit 2024. Pasuritë, sipas organit të akuzës, rezultojnë të pajustifikuara me burime të ligjshme dhe dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale. Sipas SPAK, dy shtetasit janë subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, si dhe po gjykohen për llogari të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2021. Nga hetimet janë evidentuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si apartamente dhe njësi banimi në Tiranë, njësi shërbimi në...
Burimi:
syri.net