SPAK jep pretencën për dosjen “5D”, sa vite burg kërkohet për të akuzuarit
SPAK ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “5D”, ku kërkohet 11 vite burg për Redi Mollën dhe 9 vite burg për Mariglen Qaton. Ndërkaq për të akuzuarit e tjerë, Taulant Tusha kërkohet 4 vite burg, Enton Punavija 3 vite burg, Julian Zanaj 3 vite burg, Albano Janku 2 vite burg dhe Nestor Muhametllari 7 vite burg. Molla, Qato dhe Tushe kanë edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje të drejtës për ushtrim të funksioneve publike. Kujtojmë që sipas SPAK i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit...
Burimi:
opinion.al