S’mposhti dot sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi
Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare. Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq” , ku intervistoi qindra personalitete dhe solli për publikun histori me thellësi sociale dhe njerëzore. Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale. Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.
Burimi:
syri.net