Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

Nga 1281 të burgosur për çështje droge në Shqipëri ku përfshihen trafikantë, kultivues dhe shpërndarës, 124 prej tyre trajtohen me metadon dhe konsiderohen në stadin e përdoruesit të narkotikëve me varësi. Të dhënat zyrtare tregojnë nuk ekziston një llogaritje e përafërt se sa është numri i përdoruesve të paidentifikuar, të cilët nga hetimet e vazhdueshme po kuptohet se punësojnë oficerë policie dhe staf të burgjeve për të futur në qeli dozat e lëndëve narkotike. Dosja më e fundit e hetuar nga prokuroria e Elbasanit dhe me të dyshuar Ndriçim Kroj, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici hedh dyshime për organizim të mirëfilltë të shpërndarjes së drogës në burg. Bisedat e përgjuara tregojnë se për futjen e hashashit dhe të kokainës në qeli paguhet 200 mijë lekë...