‘Skandali i Call Center-ave në kryeqytet’, Toplikaj: Hetimi ngadalësohet për shkak të përfshirjes së figurave politike

‘Skandali i Call Center-ave në kryeqytet’, Toplikaj: Hetimi ngadalësohet për shkak të përfshirjes së figurave politike

Një skemë mashtrimi në masë, e operuar nga call center-a në Shqipëri me në shënjestër kryesisht pensionistët italianë, dyshohet se gëzon mbrojtje të lartë politike dhe policore. Një investigim i emisionit italian “Le Iene”, gjurmët e të cilit të çuan në Tiranë, ka zbuluar një situatë të cilësuar si “vërtet alarmante”, ndërsa një dëshmitar kyç implikon drejtpërdrejt vëllain e kryeministrit. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Taulant Kopliku autor i emisionit 'Piranjat' tha se industria e call center-ave në Shqipëri është kthyer në një problem madhor për autoritetet italiane, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre mashtrojnë sistematikisht qytetarët italianë. Pas investigimit të gazetarit Luigi Pelazza, Kopliku u shpreh se u bë e qartë se problemi nuk konsiston në raste të izoluara, por në...