Situatë problematike në Durrës, përmbytet edhe kati i parë i burgut

Situatë problematike në Durrës, përmbytet edhe kati i parë i burgut

Përmbytet edhe kati i parë i burgut të Durrësit. Raportohet se deri më tani nuk i kanë lëvizur të paraburgosurit pasi nuk ka një vendim. Të gjithë ata që kanë pasur qelitë në katin e parë janë zhvendosur në të dytin. Ndërkohë rruga është bllokuar me shirit nga policia pasi është e pamundur të futesh në zonën e ish-Kënetës për shkak të sasisë së ujit. Atje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larguar ujin pas rritjes së nivelit të tij si pasojë e motit të keq. Për të ndjekur situatën nga afër, në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, së bashku me përfaqësues të lartë nga Ministria e Drejtësisë. Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar nga...