Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

Situata te Kryeministria – “Janë identifikuar personat që hodhën molotov, pritet të ndalohen”

Forcat e policisë janë zhvendosur nga Kryeministria pas hedhjes së molotovëve menjëherë pas fjalës së liderit të opozitës, Sali Berisha. Gazetari Eni Ferhati shpjegon nga vendngjarja lidhur me këtë protestë se janë identifikuar personat të cilët kryen veprimet me mjete piroteknike dhe sollën rrezik për qytetarët. Ferhati shton se deri më tani një person ka mbetur i lënduar nga gjithë tensioni i krijuar mes protestuesve dhe efektivëve dhe pritet të kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e policisë. “U hodhën disa mjete piroteknike molotov drejt Kryeministrisë. Intensiteti i këtyre veprimeve ka rënë megjithëse policia ishte përgatitur të ndërhynte me mjete të tjera për shpërndarjen e turmave. Policia është tërhequr, shumica e protestuesve është larguar ku për reth 1 orë e 30 minuta ndoqën fjalimet. Nga...