“Siguria”, policia arrestohen 5 të rinj në Durrës, sekuestron armë, drogë dhe thika

“Siguria”, policia arrestohen 5 të rinj në Durrës, sekuestron armë, drogë dhe thika

Në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe Patrullat e Përgjithshme të komisariateve në varësi të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për disa shtetas që posedonin armë zjarri, armë të ftohta dhe lëndë narkotike, në zbatim të detyrave të planit operacional “Siguria”, zhvilluan një sërë kontrollesh të befasishme. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Sukth automjetin me të cilin qarkullonin 3 shtetas. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë, ndërsa drejtuesit të automjetit, shtetasit S. M., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në kuadër të...